Sipas MeteoAlb ultësira perëndimore dhe zonat e ulëta paraqiten me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta gjatë paradites por vranësira të herë pas hershme do ketë në zonat malore. Në fakt pas mesditës parashikohet që vranësirat të largohen drejt kufirit lindor duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale por rriten në vlerat maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 0°C në zonat malore ndërsa mesdita ngjitet deri në 18°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Artikulli paraprakFESTIVALI I KËNGËS/ TRIUMFON RONELA HAJATI, PËRFAQËSON SHQIPËRINË NË EUROSONG
Artikulli tjetërITALIA DHE MBRETËRIA E BASHKUAR DËRGOJNË MË SHUMË PARA NË SHQIPËRI, RRITET GJERMANIA