Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht qëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe alternime kthjellimesh deri në orët e mesditës më pas mot i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Reshjet e shiut me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra pritet të jetë prezente që në orët e para të ditës kryesisht në verilindje ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët lokale dhe (në formën e pikave). Nga orët e mesditës pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Mjegullinë dhe shikim i redukutar në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim verlindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugor dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 10-13 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Artikulli paraprakNJË DITË E MIRË PËR TË REFLEKTUAR… ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetërSKANDALI NË PRAGË ME FLAMUJT, REAGON FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT: DO ANKOHEMI NË UEFA