Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e vranësirave të cilat do të gjenerojnë herë pas here reshje shiu.

Sipas MeteoAlb, vijon ndikimi i vranësirave të dendura mbi republikën e Shqipërisë duke sjellë herë pas here zhvillim të tyre shoqëruar me shira afatshkurtër, nuk do të mungojnë herë pas here as intervalet me kthjellime kryesisht gjatë mesditës dhe pasdites. Mbrëmja dhe nata do të sjellin spostim të vranësirave drejt zonave lindore.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por mesdita sjellë rritje duke luhatur ekstremumet ditore nga 3°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 2 Ballë.

Artikulli paraprakNGA EMIGRIMI TEK NGRITJA E NJË ZYRE ARKITEKTURE, KUSH ËSHTË KRYEBASHKIAKU I RI I PRISHTINËS
Artikulli tjetërTIRANA ME VALËN MË TË RËNDË TË PANDEMISË NË 2021, FATALITETET U RRITËN ME 44%