Edhe këtë të hënë, vendi ynë mbetet në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu në zonat malore dhe pjesërisht zonën e ulët. Ndërsa bregdeti Shqiptar parashikohet të jetë me mot të kthjellët dhe kalime të pakta vranësirash. Mbrëmja përmirëson gradualisht kushtet atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të bien në mëngjes, po ashtu një rënie të lehtë do të ketë në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 29°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Artikulli paraprakVITI I RI AKADEMIK, MANASTIRLIU: KEMI NISUR VAKSINIMIN PËR PEDAGOGË E STUDENTË NË ÇDO UNIVERSITET TË VENDIT (FOTO)
Artikulli tjetërHAPEN PIKA VAKSINIMI NË UNIVERSITETE, RAMA U KUJTON STUDENTËVE: VAKSINIMI I DETYRUESHËM, NJË GARANCI MË SHUMË PËR NJË VIT AKADEMIK MË TË MIRË