Sipas MeteoAlb: Mot i vranët dhe reshje shiu mbizotërojnë në vendin tonë që në orët e para të ditës. Herë pas herë reshjet do të marrin karakter mesatar. Kjo situatë do të vijojë deri në orët e mesditës kur parashikohet përmirësimi kushteve atmosferike në vend duke bërë që të kemi dhe intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga 2°C deri në 17°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Zhvillimi i një qendre ciklonare në qendër të Europës do të diktoj në pjesën më të madhe të saj vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore, përjashtim bëjnë Veriu dhe Lindja ku kthjellimet do jenë mbizotëruese.

Artikulli paraprakRAMA U THOTË MIRËMËNGJES ‘KUKSIANËVE TË LONDRËS’ ME PUNIMET NGA AEROPORTI: MEQË ME KENI BËRË COPË ‘LIBRIN E SHPIS’
Artikulli tjetërTË DHËNAT INDIREKTE TË INSTAT: NGA SHQIPËRIA JANË LARGUAR 600 MIJË PERSONA…