Barazimi i Vllaznisë me Partizanin në kampin kuqeblu cilësohet si një rezultat pozitiv.
Kështu shprehet lojtari i kuqebluve Endri Vrapi pas ndeshjes që u luajt në Elbasan mes dy ekipeve. Vrapi sqaron edhe momentin e nervozizmit nga ana e mbrojtësit Cicmil me të duke thënë se ishte një debat që është shuar në fushën e lojës. Mbrojtësi i Vllaznisë shprehet se tifozët duhet të besojnë tek ky ekip pas këtyre dy barazimeve me Kukësin dhe Partizanin. Endri Vrapi u aktivizua përpara mbrojtjes nga trajneri Cungu duke arritur që bashkë me pjesën tjetër të ndihmojë Vllazninë për të marrë barazimin ndaj Partizanit.