Futbollisti i Vllaznisë Endri Vrapi i ardhur nga stoli pas disa ndeshjeve pa luajtur për të shënuar golin e fitores për kuqeblutë duke e nxjerrë nga situata në ndeshjen me Teutën shprehet se tashmë skuadra shkodrane është çliruar edhe nga ana psikologjike
dhe se ka lënë pas momentin e vështirë që kaloi pas 4 ndeshjeve pa fitore. Për Vrapin nuk është e rëndësishme se kush shënon por që Vllaznia të marrë fitoren. Mbrojtësi Vrapi pranon se Vllaznia ka një kalendar të vështirë por shkodranët do t’i marrin me radhë ndeshjet. Vllaznia luan përpara kampionatit ndeshjen e Kupës. Kuqeblutë kanë përballje me Kamzën, ekipi në Kategorinë e Parë por që ka në përbërje lojtarë cilësor që mund të rivalizojnë denjësisht edhe me skuadrat e Superligës ndaj kuqeblutë pritet që ta marrin shumë seriozisht për të mos lënë vend për neglizhencë.