Me pak më shumë fat Vllaznia mund ta evitonte barazimin 2-2 me Luftëtarin dh eta fitonte atë ndeshje.
Ky është mendimi i mbrojtësit të Vllaznisë Endri Vrapi. Vrapi shprehet se Vllaznia është brenda objektivave për të kapur vendin e katërt në renditje. I pyetur nëse do vijojë tek Vllaznia edhe për sezonin e ardhshëm mbrojtësi Vrapi shprehe dëshirën e tij për të qëndruar në Shkodër sërish. Vllaznia barazoi 2-2 me Luftëtarin në ndeshjen e fundit ndërsa të henen ka një transfertë të vështirë teksa do të luaj në fushën e Laçit, skuadër kjo që është në luftën për mbijetesë.