Oltion Vlashi dhe Klaudio Përkola të vënë nën akuzë si bashkëpunëtor në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit ,në vitin 2020 në një lokal në Kurbin, rrezikojnë dënimin me nga 30 vite burg secili.Kjo masë dënimi është kërkuar nga prokuroria e Lezhës e cila dha konkluzionet për dy të rinjte që po gjykohen në mungesë për krimin e dyfishtë, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar dhe nuk është arritur ende të prangosen nga policia.Oltion Vlashi dhe Klaudio Përkola akuzohen për veprat penale të vrasjes së kryer në bashkëpunim dhe armbajtje pa leje dhe tashmë do të jetë trupa gjykuese e cila do të vendosë për fatin e tyre.

Me heret për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit është dënuar me burgim të përjetshem Eduart Lamaj në rolin ekzekutorit dhe me 33 vite burg Ilir Likaj (Xhepaj) në rolin e ndihmësit në këtë krim.Ky i fundit u arrestua disa muaj pas ngjarjes në Yzberishtit në Tiranë, ndërsa Eduart Lamaj u prangos teksa merrte mjekim në ambientet e një klinike private në zonën e “Qytet Studentit”, pasi kishte mbetur i plagosur në këmbë nga shkëmbimi i zjarrit me njërin prej viktimave shtetasin Bujar Lika.

Vrasja e dyfishtë ndodhi mrëmjen e 30-majit të vitit 2020 në një lokal në anen të rrugës Milot-Thumanë, pranë fshatit Gjorm të Kurbinit.Bujar Lika dhe Paulin Gjergji u ekzekutuan me breshëri plumbash teksa po pinin kafe në shoqërinë e njërit tjetrit, ndërsa autoret të cilët ishin 4 përsona erdhen me një automjet tip golf 5 me të cilin edhe u larguan.Plagosja nga shkëmbimi i zjarrit i ekzekutorit ndihmoi policinë në zbardhjen e shpejtë të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve, ndërsa motivet e ngjarjes vijojnë të mbeten të paqarta.

Artikulli paraprak“PAS RESHJEVE TË SHIUT, VJEN I FTOHTI POLAR”, SINOPTIKANIA ZBULON: JA SA DO TË ZGJASIN DITËT E FTOHTA
Artikulli tjetërPANTHERS SHKODRA NË FINALE TË SUPERKUPËS