Vrasësi i taksistit 65-vjeçar në Kavajë, Musa Saraçi, është zbuluar nga kamerat e sigurisë tek ka hipur në makinën e taksistit Idriz Karriqi, të cilin e ka vrarë më pas.

 Musa Saraçi në datën 14, kishte udhëtuar nga Gosa për në Kavajë, i pajisur me thikë, ndërsa më pas prenotoi taksistin, të cilin duket se e njihte më parë. Pasi mori taksinë e prenotuar pranë sheshit të spitalit të Kavajës, autori i ulur në sediljen e parë të makinës, e drejtoi shoferin për të lëvizur në drejtim të fshatit Greth të Njësisë Kryevidh, pasi është një zonë jo shumë e populluar. Pasi hyri në fshat, i riu e kërcënoi për sendet personale dhe paratë dhe hasi në rezistencën e tij. Autori e goditi 8 herë në fyt dhe në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa për të humbur gjurmët, trupin e ka hedhur në disa shkurre. Pas vrasjes së Idriz Karriqit, i riu i ka hequr targat makinës dhe është drejtuar për në varrezat e automjeteve, duke e shitur për 27 mijë lekë.

Artikulli paraprakKRYEBASHKIAKU I UL RROGËN VETES: MË VJEN TURP QË KAM KAQ TË ARDHURA
Artikulli tjetërSHKODËR FINALIZOHET OPERACIONI “APPLE”