Banorët e një fshati në Nigeri vranë një gjarpër të madh pasi dyshuan se kishte ngrënë një viç për shkak të stomakut të fryrë, por ata zbuluan se gjarpri ishte shtazënën me dhjetëra vezë.
Incidenti ndodhi në një fshat në vendin e Afrikës perëndimore, pasi disa fshatarë akuzonin gjarprin se i kishte ngrënë bagëtitë e tyre. Megjithatë në foto duket se gjapri nuk ishte mbipeshë për shkak të vaktit të fundit që mund të kishte ngrënë por për shkak të shtatzanisë. Pasi e prenë gjarprin, dhjetëra vezë u gjetën brenda tij dhe u hoqën me delikatesë të madhe nga vendasit. Edhe pse nuk dihet çfarë lloj gjarpri ishte, shumë prej tyre mund të prodhojnë deri në 100 vezë në një kohë të caktuar.