31-vjeçari Kristjan Cenaj i arrestuar 1 vit më parë për vrasjen dhe zhdukjen e 16-vjeçarit Maringlen Gjonaj në Kurbin, do të përballet në gjykatë me akuzen e “Vjedhjes me pasoje vdekjen”.Pas disa seancash gjyqësore paraprake, dosja penale me të pandehur të riun nga Mamurrasi ka kaluar për gjykim themeli në Gjykaten e Juridiksionit të përgjithshem Lezhë.Vetë i akuzuari Kristjan Cenaj ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me ngjarjen e rëndë, por sipas dosjes hetimore të prokurorisë është arritur të provohet se 31-vjeçari e ka vrërë adoleshetin për t’i marrë një orë Rolex dhe një varëse adoleshentit të cilat i kishte me vete ditën e ngjarjes.Vrasja e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj u zbardh 4 muaj pasi ju gjetën eshtrat të groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në zonen e Fushë-Kuqes në Kurbin, dhe 7 vite nga zhdukja e tij.Autori i dyshuar i ngjarjkes Kristjan Cenaj ishte mbajtur nën vëzhgim që prej muajit gusht të vitit 2022 dhe u prangos në aeroportin e Rinasit ku po kthehej nga Italia ku jetonte prej vitesh, pasi do të shkonte në dasmën e një të afërmi të tij.Ndërkohë nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoj se 16-vjeçari Maringlen Gjonaj është goditur me sende të forta në kokë, çka i shkakoj vdekjen dhe pastaj është groposur në vendin ku ka ndodhir krimi i rëndë.