Më shumë se 10 persona janë shoqëruar nga Policia e Shkodrës në lidhje me vrasjen e 47-vjeçarit me iniciale P.T mbrëmjen e kaluar. Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se personat e shoqëruar kanë qenë present në lokalin ku u vra 47-vjeçari dhe mund të kenë dijeni për autorin.
Sipas burimeve dhe dëshmive të mbledhura, në vendin e ngjarjes mësohet se autori ka hyrë i vetëm në lokal. Autori raportohet se mbante një kapele ndërsa i është afruar 47-vjeçarit duke përmendur një emër, që sipas grupit hetimor mund të jetë emri mbi të cilin është kryer vrasja.
Më pas, autori është larguar me një person tjetër i cili e priste në hyrje të lokalit.Gjatë ditës së sotme pritet që grupi hetimor të marrë në pyetje edhe familjarë të viktimës.