Kryeministri Edi Rama u ndal dhe tek ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën, vrasja e 14 vjeçarit Martin Cani. Rama tha se po shfrytëzohet për luftën e pushtetit.

Në Shqipëri fryhen me një ngut kriminal kanalet e ujrave të zeza të poltiikës e viktimës. Askush nuk pyet më as për familjen viktimës apo për të gjetur rrugën cila është mënyra

Kush të mundet përpiqet ta tërheqë në kanale duke ushqyer urrejtje. Nxitur ndasi, tjerrë me ditë e net lloj lloj llafesh sajuar lloj lloj marifetesh e deri protestash kundër qeverisë për ta kthyer viktimën në mish për topat e interesit të politikës e biznesit mediatic. Ku bën vaki? Ku bën vaki, në cilin vend demokratik, që pa u varrosur ende kufoma e një viktime të pafajshme të dalin djajtë nga shishet dhe tia marrin valles së luftës për pushtet, ndasive duke shkelur mbi trupin e të ndjerit dhe shkelmuar trurin e njerëzve të lënduar me plot të drejtë prej tragjedisë. Po motivohen protesta partish të maskuar si revolta qytetare.

Artikulli paraprakZGJEDHJET 2025/ RAMA KËRKON VOTËN E SHQIPTARËVE NË LONDËR: TA BËJMË SHQIPËRINË MË TË MIRË
Artikulli tjetërAKSIDENT NË LEZHË-LAÇ, PLAGOSEN 3 PERSONA