Vrasja e 16-vjeçarit në Kosovë arrestohet i dyshuari dhe një vajzë

Policia e Kosovës ka arrestuar në orët e mbrëmjes së të dielës dy persona, në kuadër të hetimeve për rastin e vrasjes së 16-vjeçarit Aulon Zeka. Me rekomandim të Prokurorit të Shtetit, dy të arrestuarit janë dërguar në Qendrën e mbajtjes për 48 orë, për t’i proceduar më tej në fazat e tjera të procesit hetimor, ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci. “Ndaj 2 të arrestuarve, një femër dhe një mashkull, që të dy të mitur, policia po zhvillon hetimet lidhur me dyshimet e ngritura nëse të njëjtit ndërlidhen në ndonjë formë me rastin në fjalë”, ka thënë Borovci. Sipas Express vajza e arrestuar është e dashura e të dyshuarit për vrasjen e Zekës. Ngjarja ndodhi ditën djeshme ku adoleshenti u vrara me katër plumba në Prishtinë.

Artikulli paraprakSULMOHET NGA 2 QENË PITBULL HUMB JETËN 1-VJEÇARJA SHQIPTARE
Artikulli tjetërLIVING – HOTEL COLOSSEO TIRANA