Policia greke vijon hetimet për të bërë të mundur arrestimin e personave të përfshirë në vrasjen e 19 vjeçarin grek, Alqis Kambanu.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi të hënën pas mesnate, në afërsi të stadiumit së skuadrës së Aris në Selanik. Me ndërhyrjen e Gjykatës së Lartë të vendit, grupi që sulmoi të rinjtë konsiderohen bandë kriminale, ndërsa policia greke ka nisur një operacion special për arrestimin e shpejtë të gjithë të implikuarve.
Sipas të dhënave të fundit, rol kryesor në vrasje kishte dhe një 20 vjeçar shqiptar, shok i ngushtë i 23 vjeçarit tjetër, të arrestuar. Sipas të dhënave, 20-vjeçari ka kaluar kufirin drejt Shqipërisë ditën e enjte ku dhe mendohet se fshihet.

20 vjeçari gjithashtu është ndaluar nga policia në vitin 2019, për dhunë kundër tifozave të skuadrës kundërshtare Aris. Sakaq policët duke kërkuar në sistem të dhënat e 20-vjeçarit, vunë re se ka vulosur pasaportën në pikën kufitare drejt Shqipërisë mesditën e të enjtes. Policia greke ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për kapjen e 20-vjeçarit që sipas këtyre të dhënave fshihet tashmë në Shqipëri.

Artikulli paraprakPRESIDENTI META VLERËSOHET ME TITULLIN “NJERIU I VITIT”: SHUMË I NDERUAR
Artikulli tjetërÇMIMET E LARTA MUND TË THELLOJNË VARFËRINË, EKSPERTJA: DUHET SUBVENCION E ‘PAGA LUFTE’ PËR FAMILJET NË NEVOJË PËR …