Policia e Shkodres dha detaje sot per goditjen e nje grupi kriminal ne Shkoder i cili trafikonte lende narkotike te llojit kokaine.Policia beri me dije se ka sekuestruar edhe lokalin i cili perdorej per shperndarjen e lendes narkotike i quajtur “Samba Club” ne afersi te Berdices.Ne kete lokal para pak muajsh dhe konkretisht ne daten 3 shtator te vitit 2017 ka ndodhur nje palgosje.Edmir Nilaj, 21-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë në 3 shtator të vitit të kaluar nderroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës.
Plagosja ndodhi në 3 shtator të 2017 rreth orës 3:35 kur, Edmir Nilaj 21 vjecari nga fshati Vukël në Malësinë e Madhe mori një plumb në kokë por edhe dëmtime në kafkën e tij teksa ishte goditur. Ngjarja ndodhi në fshatin Beltojë të njësisë Bërdicë. 21 vjecari u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës qëndroi për 4 muaj në gjendje kritike për jetën. Konflikti ka nisur fillimisht në lokalin e natës, me muzikë live dhe balerina “Samba Club”. 21 vjecarit Edmir Nilaj që ndodhej me disa shokë në lokal i ka humbur një celular. I plagosuri në lidhje me celularin e humbur ka nisur debatin me disa persona në një tavolinë ngjitur me të. Aty është afruar autori i dyshuar i plagosjes Admir Dekovi i cili punonte si bodiguard. Më pas të gjithë bashkë kanë dalë jashtë lokalit në oborr duke vijuar konfliktin.
Në një moment Edmir Nilaj dhe Admir Dekovi janë konfrontuar fizikisht derisa Dekovi dyshohet se ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë dhe po ashtu e ka goditur 21 vjecarin. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë duke bërë të mundur shoqërimin në komisariatin e Shkodrës të personave të përfshirë në konflikt të identifikuar nga kamerat e sigurisë.