Vrasja e 68-vjeçarit Frederik Radi në Lajthizë të Mirditës vijon të mbetet pa autor.Kur kanë kaluar 10 ditë nga krimi i rëndë, hetimet e policisë dhe prokurorisë së Lezhës në lidhje me ngjarjen janë në piken zero.Dëshmia e familjareve nuk e ka ndihmuar grupin hetimor drejt një piste hetimi, pasi 68-vjeçari nuk ishte përson problematik apo që kishte shfaqur probleme.Muajt e veres Frederik Radi i kalonte i vetem në shtëpine e tij të vjeter në Lajthizë të Mirditës, një fshat malor i cili është braktisur masivisht dhe jetojnë shumë pak familje.Kjo i ka ndihmuar autoret që të veprojnë pa u shqetësuar dhe të largohen pa lënë gjurme, duke vështiresuar punen e policisë dhe prokurorisë në zbardhjen e kësaj ngjarje.
Dyshimet e grupit hetimor janë se Frederik Radi mund të jetë vrarë pas ndonjë konflikti që mund të ketë patur kohet e fundit për çështje pronësie në fshat, por kjo nuk është arritur të provohet ende, pavarësisht se menjëherë pas ngjarjes u shoqëruan në polici dhe u moren në pyetje një numer i konsiderueshem përsonash kryesisht banor të fshatit.Frederik Radi kishte humbur kontaktet me familjen prej dy ditesh dhe u gjet i vdekur nga vajza e tij brenda baneses së vjeter në fshatin Lajthizë të Mirditës mëngjesin e 20 gushtit.
Leonora Radi ka sinjalizuar policinë dhe nga veprimet e kryera rezultoi se 68-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, nga dritarja e dhomës ku flinte, dhe si pasojë ka humbur jetën. Ai është qëlluar me breshëri plumbash, ndërsa vrasja dyshohet të ketë ndodhur dy ditë me parë pikërisht me 18 gusht.