Shkodra është qyteti i parë nga ku ka nisur nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e Ministrave Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro dhe Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Peticioni vjen pas protestave të Shoqërisë Civile të cilët kërkuan drejtësi për Jonada Avdian, e cila humbi jetën nga goditja me skaf në plazhin e Potamit.

Eliona Shkreli, përfaqësuese e Shoqërisë Civile shprehet se përgjegjësit kryesor duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të shkarkohen. Ndërsa u shpreh se peticioni do vijojë disa ditë në pika të ndryshme të Shkodrës.

Artikulli paraprak“MË VINTE SI XHOL TE ROSAKU, BËNTE FOTO ME FËMIJËT E MI DHE…”, META NUK I KURSEN IRONITË NDAJ RAMËS: E KA KTHYER KRYEQYTETIN NË NJË MAL BETONI, VETË IKU NË SURREL
Artikulli tjetërVLLAZNIA – DINAMO/ MBYLLET ME BARAZIMIN 1-1 NDESHJA MIQESORE