Vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Fier dhe abuzimet e shumta me fëmijët që kanë ndodhur kohët e fundit në Shqipëri kanë revoltuar opinion e gjerë publik. Kjo ka bërë që shoqëria civile të organizojë një marshim ndaj këtyre rasteve.

Marshimit i është bashkuar edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila ka bërë thirrje që këtij marshimi duhet t’i bashkohen të gjithë. Me dhjetëra qytetarë kanë nisur marshim nga sheshi Skënderbej, më pas drejt Bulevardi në krah të Ministrisë së Brendshme dhe më pas në bulevardin Dëshmorët e Kombit, para Kuvendit, Kryeministrisë, Presidencës dhe më pas në Sheshin Nënë Tereza.

“ Parlamenti do punojë do e përdorë këtë moment për të përfshirë të gjithë grupet e interesit që të kemi sa më shumë një proces shterues për të mësuar nga pikëpamja ligjore, nuk mjaftojnë vetëm ligjet, ligjet duhen zbatuar, duhet edhe një ndërgjegjësim që të parandalojmë fenomene të tilla e mos ndodhemi para një ngjarje si ajo e Fierit”, tha Nikolla për mediat.

Artikulli paraprakNDIHMONI PLANETIN DHE VETEN DUKE SHMANGUR ËMBËLSIRAT
Artikulli tjetër“PRESIDENTI NUK JEP LLOGARI PARA ASNJË AMBASADE”, META REAGON PËR SHKRIMET E MEDIAS GREKE