Shqiptari 19-vjeçar i arrestuar për vrasjen e 91-vjeçares italiane Diva Compagnucci ish mësuese në pension ka mohuar akuzat para prokurorit.

Sergio Malaj ka deklaruar se nuk ka qenë fare në banesën e të moshuarës, që i shërbente nëna e tij. “Nuk isha unë, nuk e vrava” tha ai.

Por njollat e gjakut në rrobat që ishin futur në lavatriçe dhe dëshmitë nga disa persona që e kishin parë duke dalë nga banesa e të moshuarës e ‘gozhdojnë’ 19-vjeçarin.

Sipas policisë italiane pasditen e së premtes shqiptari që dyshohet se ishin nën efektin e alkoolit ka shkuar në banesën e të moshuarës në Romë duke i kërkuar para, por kur ka hasur në kundërshtimin e 91-vjeçares e ka goditur duke lënë të vdekur.

Sipas medieve italiane gjithçka ka ndodhur për më pak se 50 euro. Malaj donte para por Compagnucci kishte pak më pak se 50 euro, të cilat do t’i përdorte për të shkuar tek parukierja, pasi në mbrëmje kishte planifikuar të shihte një shfaqje.

Artikulli paraprakTJETËRSIMI 68 MIJË M2 TOKË SHTETËRORE PRANË KEPIT TË RODONIT,LIHEN NË BURG 9 ISH-ZYRTARË
Artikulli tjetërPËRLESHJE PËR PRONËN MES TRE FAMILJEVE,KATËR TË ARRESTUAR