“Familja Daka është e pafajshme dhe nuk lidhje me vrasjen e komisarit të policisë Artan Cuku”.
Kështu shprehet kreu i shoqatës së pajtimit të gjaqeve në Shkodër Nikollë Shullani. Babai i Shullanit bashkë me bajraktarë të tjerë dhe 24 burra kanë marrë pjesë në ceremoninë e pajtimit mes dy familjeve Daka dhe Cuku pas konfliktit që kanë patur për vetëvrasjen e Agim Dakës në komisariatin e policisë në Tiranë në vitin 2005 ku Artan Cuku ishte shef në atë kohë.
Shullani tregon edhe rregullin se si funksion dhe betimin që ka bërë në xhami komisar Artan Cuku se nuk është ai autor i vrasjes të Agim Dakës familja e të cilët e ka besuar dhe ka shtrirë dorën e pajtimit duke mbyllur konfliktin. Mënyra e ekzekutimit të vrasjes së komisar Artan Cukut lë për të dyshuar se është bërë për hakmarrje por jo nga familja Daka thotë Shullani por mund të jetë vrarë nga persona të tjerë me të cilët ka patur konflikte. Ashtu si Shullani edhe vetë babai i Agim Dakës, Prelë Daka deklaroi se ai vetë, djemtë dhe familja e tij nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen e komisar Artan Cukut duke qenë se këtë konflikt e kanë mbyllur para shumë vitesh.