Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës si autorë të vrasjes së administratorit të njësisë Kotë në Vlorë një ditë më parë, 11 qershor.

Të arrestuarit janë shtetasit Namik Bejtja 30 vjeç, Jaçe Bejtja, 22 vjeç dhe Arif Bejtja, 19 vjeç, të tre banues në fshatin Mavrovë.

Policia gjithashtu ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e shtetasit Mersin Bejtja 32 vjeç, banues në Vlorë, personi që ka qëlluar me armë zjarri.

Gjithçka ka ndodhur pasditen e së martës (11 qershor) në fshatin Petë të Selenicës.

Administratori i Kotës në Selenicë, Argjil Gjoka, (Ne foto, i pari lart ne krah te majte) ka ndërhyrë për të shuar një konflikt pronësie mes 3 të arrestuarve dhe Mersin Bejtjes dhe dy vëllezërve Osmeni.

Por konflikti ka përshkallëzuar dhe Mersin Bejtja ka qëlluar me armë zjarri.
Sipas Policisë ata tentuan të vrasin me armë zjarri pistoletë dy vëllezërit Festim dhe Astrit Osmenaj, 70 dhe 65 vjec.

Për pasojë administratori Gjoka ka marrë një plumb në gjoks, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe 19 vjeçari Arif Bejtja, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 11.06.2019, rreth orës 14:20, në fshatin Petë të Selenicës, pas një konflikti me armë zjarri midis disa personave, janë plagosur shtetasit Arif Bejtja, 19 vjeç dhe Argjil Gjoka, 51 vjeç, ku si pasojë ky i fundit ka humbur jetën në Spitalin e Vlorës.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit Festim dhe A. Osmeni, (70 dhe 65 vjeç), por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin humbi jetën Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, shtetasi Argjil Gjoka” njofton policia.

Administratori i Kotës në Selenicë, Argjil Gjoka, ka ndërhyrë për të shuar sherrin dhe për të shmangur pasojat, por u qëllua me një plumb në gjoks, çka i shkaktoi vdekjen.

Edhe administratori i mëhershëm i Kotës, Fatmir Hodo u vra në vitin 2018 pas një konflikti për cështje pronësie.

Materialet në ngarkim të të arrestuarve iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Artikulli paraprakE KAP ME TË DASHURËN, GRUAJA RREH SHOFERIN E AUTOBUSIT PARA PASAGJERËVE
Artikulli tjetërKËRKUAN SHKARKIMIN E GJYQTARES, GRUPI I SHULLAZIT ANKOHET TE ONM: KEMI HUMBUR BESIMIN