Portugezi Ruben Saraiva i dyshuar si autor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj me 19-prill të vitit 2023 në Shëngjin, do të vijojë të qëndroje në burg pa afat. Gjykata e Lezhës rrëzoi kërkesen e 28-vjeçarit, i cili përmes mbrojtësit ligjor kishte kërkuar një masë sigurimi më të butë. Vendimi i mor nga gjyqtari Ilir Perdeda, ndërsa në seancen gjyqesore të zhvilluar me dyer të mbyllura ishte edhe vetë portugezi Saraiva, i cili i paraqit ne gjykate nën masa të forta sigurie. Gjatë seances gjyqesore ai ka vijuar te mbaje qëndrim mohues në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa avokati mbrojtes tha se do ta ankimojnë vendimin e arrestit me burg në Gjykaten e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshem Tiranë, pasi sipas tij prokuroria nuk ka prova që e implikojnë atë në këtë ngjarje, por vetem dyshime të pabazuara në fakte.
Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për tu përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa deri në këtë fazë hetimesh ai ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e Ardian Nikulaj.Po për këtë krim të ndodhur me 19 prill të vitit 2023 në Shëngjin, janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia i dyshuar si porositës i këtij i kësaj vrasje. Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim.