Vrasja e avokatit grek, arrestohet shqiptari

Autoritetet greke kanë vënë në pranga një 32 – vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së avokatit Mixalis Zafeiropoulos, i ekzekutuar në mes të Athinës më 12 Tetor. Sipas mediave greke, policia bastisi në shtëpinë e shqiptarit pasditen e së dielës në lagjen Kallitha, ku u gjetën armë zjarri. 32 – vjeçari ishte përpjekur të arratisej në Itali e Shqipëri, por nuk ia doli dhe u arrestua në Patra. Policia greke është në kërkim të dy bashkëpunëtorëve të tjerë të Mixalis Zafeiropoulos u vra në rmën e tij ligjore më 12 Tetor. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se autorët kanë dashur ta trembin avokatin dhe t’i përcillnin atij një mesazh, por debati ka degraduar duke e qëlluar atë për vdekje. Të hënën policia mori në pyetje edhe 3 shqiptarë të tjerë, të cilët vuajnë dënimin në burgun e Koridhalos, si persona që mund të kenë dijeni për vrasësit e avokatit. Policia dyshon se ata mund të kenë patur rolin e ndërmjetësve mes porositësit dhe vrasësve.

Artikulli paraprakBIE NË KANAL TRAKTORI, HUMB JETËN SHQIPTARI
Artikulli tjetërSULM ME FURGON E ARMË NË NJU JORK,6 VIKTIMA, 5 PLAGOSEN