Nuk ka ende asnjë të ndaluar lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Pavarësia” të Vlorës.

Policia e Vlorës ka marrë në pyetje 20 pesona, dëshmitarë, apo persona që mund të ndihmojnë në zbardhjen e atentatit ndaj Vasil Dervishajt, 29 vjeçarit i cili ka marrë 8 plumba, njëri prej tyre, dhe ai vdekjeprurësi, ka qenë në kokë.

Në atë zonë, një rrugicë mes pallateve nuk kanë funksionuar as kamerat e sigurisë, të cilat mund të ndihmonin sadopak në gjurmët e autorëve. Policia zyrtarisht nuk ka dhënë asnjë pistë hetimi lidhur me vrasjen dhe është treguar e rezervuar në dhënien e detajeve.

Por, një nga pistat e hetimit është dhe trafiku i drogës, për të cilën biznesmeni ishte arrestuar disa vite më parë, por duket se kjo çështje kishte mbetur në kuadër të procedimit policor pasi 29 vjeçari nuk rezulton i dënuar nga gjykata.

Ndërkohë nga burime policore mesohet se në afërsi të vendit të ngjarjes është gjetur një automatik, ndërsa vrasja e tij dyshohet të jetë kryer më një arme tip pistoletë dhe se në ngjarje dyshohet të kenë qene tre përsona.

Mësohet se biznesmeni është qëlluar me plumb në kokë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. I riu është qëlluar sapo ka dalë nga banesa e tij dhe i është drejtuar makinës.

Dyshohet se ka qenë një person që ka qëlluar 29-vjeçarin, i cili është ndihmuar më pas nga persona të tjerë për t’u larguar nga vendi i krimit.

Po nëpër media po qarkullon edhe një tjetër verision i ngjarjes ku thuhet se, Viktima mendohet se ka shkuar të qëllojë me armë një person tjetër. Ky i fundit mendohet se ka qene vete i dytë. Në momentin që ka pikasur Dervishaj që mbante një shot gun në dorë e ka qëlluar me breshëri duke e lënë të vdekur.

Më pas mendohet se janë larguar me një automjet tip benz me portbagazh ngjyrë e zezë. Të paktën ky është versioni i dëshmitarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Artikulli paraprakSEKUESTROHET 210 KG KANABIS E HEROINË PAS ARRESTIMIT TË GREKUT E SHQIPTARIT
Artikulli tjetërHAJDUTI 62 VJEÇAR VJEDH PORTOFOLIN, ARRESTOHET