Eksperte të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, zbarkuan këtë të mërkure në Lezhë.Ata moren në pyetje 28-vjeçarin Ruben Saraiva, i vënë në akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, me 19 prill të vitit 2023 në Shëngjin.Nën masa të rrepta sigurie, 28-vjeçari Portugez u shoqërua nga burgu i Reçit në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.Pasi është njohur me dosjen hetimore dhe provat që e implikojnë në vrasje, në prani të mbrojtësit ligjor të caktuar nga shteti, Ruben Saraiva u pyet me detaje në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.Ende nuk ka detaje mbi deklarimet e tij para oficereve të krimeve të rënda, por sipas burimeve zyrtare ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij, ashtu siç dhe ka deklaruar gjatë seances gjyqësore për rivlersimin e masës së sigurisë që i mbajt me 2 janar në Gjykatën e Lezhës.

Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesen e autoriteteve shqiptare.Po për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia i dyshuar si porositës i këtij krimi.Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim. Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.

Artikulli paraprakRAMA TREGON PAKETËN ME ZGJIDHJET PËR KRIZËN NË SEKTORIN FASON
Artikulli tjetërAFERA ‘PARTIZANI’, SPAK SHTYN ME 1 JAVË MARRJEN NË PYETJE TË SALI BERISHËS E DHËNDRIT! FATI I ISH-KRYEMINISTRIT NË DORË TË GJYQTARES QË LIROI MALLTEZIN