Në gjykatën e ekstradimeve në Londër është zhvilluar një seancë parapërgatitore e ekstradimit të Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman dhe shqiptarit me pasaportë britanike Edmond Haxhia, të vënën nën akuzë nga prokuroria e Lezhës për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në muajin prill të këtij viti në Shëngjin.

Nga katër të arrestuarit, vetëm Edmond Haxhia preferoi ta ndjekë këtë seancë prezent në gjykatë, ndërsa 3 të tjeret e ndoqen online apo përmes avokateve të tyre.Gjatë senaces gjyqësore avokati mbrojtës i Thomas Mithan, paralajmëroi se ai do të kërkojë sjelljen në Gjykatë e një raporti nga një ekspert i pavarur për kushtet e burgjeve në Shqipëri.Të tillë raporte ekspertësh janë përdorur edhe në të shkuarën për të bllokuar por pa sukses, ekstradimet e shqiptarëve nga Anglia.

Po ashtu, gjykatësi Sternberg kërkoi nga avokatët mbrojtës të dorëzojnë në gjykatë argumentet mbrojtës më 29 Gusht. Ndërsa shteti shqiptarë kërkues i ekstradimit të këtyre personave, përmes përfaqësuesit nga “Croën Prosecution Service”, Prokuroria angleze, duhet të dorëzojë prapësimet ligjore më 10 Tetor. Me realizimin nga palët të këtyre urdhëresave të gjykatësit Daniel Sternberg i hapet rruga shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë në mesin e muajit Nëntorit për ekstradimin e këtyre përsonave.

Referuar të dhënave që vijnë nga Anglia bëhet me dije se në fakt të gjithë të akuzuarit kanë mohuar të kenë lidhje me akuzat e ngritura nga Shqipëria! Shtetasit britanikë kanë këmbëngulur se kanë qenë vetëm turistë ndërkohë që pretendimet e shqiptaro-britanikut janë më konkrete!Ai mohon të ketë pasur probleme ndonjëherë me familjen Nikulaj! Po ashtu, ai ka mohuar të ketë financuar apo organizuar atentatin ndaj Ardian Nikulajt duke rrëfyer për drejtësinë britanike të gjithë itineraret e ditëve të tij të fundit në vendin tonë! Po ashtu edhe shtetasi Portogez i arrestuar në rolin e ekzekutorit, refuzon të ekstradohet në shqipëri, duke mohuar lidhjen me krimin e rëndë ndërkohë që ka zgjedhur të përfaqësohet nga mbrojtës britanikë.

Artikulli paraprakGJENDET NJË SASI KOKAINË NË SHTËPINË E BARDHË, CIA NIS HETIMET
Artikulli tjetërBERISHA PREZANTON RAPORTIN: ZGJEDHJET E 14 MAJIT, FARSA MË E SHËMTUAR NË 32 VITE! KEMI FAKTUAR SHKELJET