“Ky është gjenocid”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të dielën, pas vrasjes së civilëve nëpër rrugët e Bucha, në veriperëndim të kryeqytetit të Kievit.
Teksa u pyet në CBS News nëse Rusia po kryen gjenocid në Ukrainë, Zelensky u përgjigj: “Në të vërtetë, ky është gjenocid”.
“Eleminimi i të gjithë kombit dhe popullit. Bëhet fjalë për shkatërrimin dhe shfarosjen e të gjitha këtyre kombësive,” vazhdoi ai.
Ukraina nuk dëshiron të jetë “nënshtruar ndaj politikës së Federatës Ruse”, tha Zelensky, duke shtuar se kjo “është arsyeja që ne po shkatërrohemi dhe shfarosemi”.
Trupat e të paktën 20 civilëve u gjetën të shpërndarë nëpër një rrugë në Bucha pas tërheqjes së forcave ruse nga zona.