Gjykata e Krimeve të Rënda cakton masën arrest me burg për Mario Meshinin, djalin e arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Devi Kasmit mbrëmjen e 29 janarit. Meshini nuk ka pranuar akuzën ndërsa me dëshminë e tij ka dhënë ndihmën kryesore në zbardhjen e ngjarjes, pasi ai ka dhënë informacion mbi tiparet e ekzekutorit.

Po ashtu dhe kamerat e sigurisë në vendngjarje kanë filmuar dinamikën e vrasjes. Masa e arrestit u dha në të njëjtën ditë kur policia arrestoi grupin kriminal “Enigma” të cilin e akuzon për vrasjen e Devi Kasmit. Sipas policisë Kasmi u ekzekutua nga një vrasës grek me pagesë ndërsa organizator është personi i shpallur në kërkim Altin Aurel Hoxhallari Shtetasi grek i arrestuar eshte Efthymiou Efthymious. 41 vjeçari lindur e banues Arta Greqi “Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen. Shtetasi grek është vetëdeklaruar si ish-punonjës i forcave speciale të policisë greke nga viti 1992 deri në vitin 2012, ai është përjashtuar nga kjo strukturë për faktin se është konstatuar si trafikant i lëndëve narkotike” informoi drejtori i policisë së Tiranës. Mario Meshini, i arrestuar si bashkëpunëtor në krim në dëshminë e tij në qelitë e paraburgimit të Policisë së Tiranës, ku mbahej prej ditësh pat përshkruar personin që qëlloi me armë zjarri, duke u shprehur se ishte 1.80 i gjatë, me mjekër dhe kapele. Pikërisht dëshmia e tij dha ndihmën kryesore në zbardhjen e ngjarjes, pasi ai ka dhënë informacion mbi tiparet e ekzekutorit. Po ashtu dhe kamerat e sigurisë në vendngjarje filmuan dinamikën e vrasjes Me shtetasin grek janë arrestuar edhe Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.

I arrestuar Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes. I arrestuar Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë dyshohet si bashkëpuntor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastukturës për realizimin e vrasjes.

Artikulli paraprakTHETHI NGELET I IZOLUAR PREJ JAVËSH
Artikulli tjetërPOLICIA NXJERR ME FORCË FAMILJARËT NGA BANESA QË DO SHEMBET