Dy javë pas ekzekutimit të punonjësit të FNSH-së Shkodër Xhulio Prela, policia ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

Autoritetet kanë arrestuar 26-vjeçarin me iniciale Sh. N pasditen e djeshme (19 dhjetor) ku u bë dhe ekzekutimi i masës së sigurisë arrest me burg  të dhënë nga gjykata e Lezhës në mungesë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe një person tjetër me iniciale B.M. i dyshuar si bashkëautor në vrasjen e 26-vjeçarit në aksin rrugor Lezhë-Milot në zonën e Gajushit.

Policia njofton se Prela dhe 2 personat, kanë filluar konfliktin për shkak të dritave të gjata të makinës. Burime për Report Tv thonë se mbetet akoma e paqartë se kush e ka filluar konfliktin i pari, i cili çoi deri në ekzekutimin e 26-vjeçarit Prela.

Efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor me një plumb në gjoks teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë.

26-vjeçari është nisur nga Tirana për në aeroportin e Rinasit në orën 01:00 të natës për të marrë një mikun e tij e për ta dërguar drejt fshatit Kosmaç në Shkodër.

Pasi e dërgoi mikun e tij në Shkodër, gjatë kthimit efektivi i policisë ka parë një automjet, dhe një person që kishte dalë nga makina, po ia bënte me drita me një elektrik dore. Hetuesit dyshojnë se punonjësi i policisë Prela, ka menduar që personi që ia ka bërë me drita, ka kërkuar ndihmë, ndaj dhe Prela është kthyer mbrapsht.

Ai ka kthyer makinën me sens drejtimi nga Tirana në Lezhë, dhe i është afruar personin që ia ka bërë me dritë. Ka ulur xhamin dhe ka parë një individ, që sipas policisë, ka shumë gjasa që ta ketë njohur.

Punonjësi i policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, ndërkohë është përballur me të shtënat e armës, një pistoletë tip TT që kishte agresori.

Artikulli paraprakGUR I ZI, PËRROI I PISTALLIT RREZIKON TË PËRMBYTË FSHATRAT
Artikulli tjetërKTHJELLIME DHE VRANËSIRA, SHIKONI SI DO JETË MOTI PËR SOT