Ka nisur në Sheshin Skënderbej protestë-marshimi për vrasjen e Egli Progës në Pogradec. Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në shesh me pankarta në duar, për të protestuar për vrasjen e të riut. Protestuesit mbanin në duar foton e Egli Progës, por edhe pankarta të ndryshme si “A fshihet e vërteta?”, “Kërkojmë drejtësi”, “Kundër gangove me pushtet” etj. Mes protestuesve është edhe motra e Egli Progës.
Në protestë është kryetari i Shqipëria bëhet Adriatik Lapaj, përfaqësues nga Lëvizja Bashkë dhe Nisma Thurje. Qytetarët po bëhen gati që të nisim marshimin nga Sheshi Skënderbej në drejtim të kryeministrisë.
Kujtojmë se për vrasjen e Progës, reagoi edhe kryeministri Edi Rama dhe funksionarë të lartë të policisë, që thanë se efektivët dhe ambulanca kanë kryer detyrën. Për rastin, pati dhe përplasje mes Policisë dhe Prokurorisë.