Burime pranë policisë së Shkodrës bëjne me dije se një shtetas është vënë në prangat e policisë ne lidhje me vrasjen e Elis Rroshkodolit më 30 gusht 2024.
Sipas të dhënave nga blutë e Shkodrës janë shoqëruar në polici 16 persona të cilët kanë dhënë detaje në lidhje me këtë atentat të ndodhur në rrugën “Isuf Sokoli” në Shkodër cka ka ndihmuar në zbardhjen e të dhënave për këtë ngjarje.
I arrestuar eshte shtetasi me iniciale XH.M, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes.
Pritet të ketë një komunikim zyrtar nga policia e Shkodrës.