Gjykata Penale ka dënuar me burg përjetë në mungesë Jani Aliajn, i akuzuar për vrasjen e Elton Çiços.

Elton Çiço u ekzekutua mbrëmjen e 1 majit 2016 tek lokal “De Niro” në kryeqytet.

Jani Alia, i cili ndodhet në arrati akuzohet për kryerjen e vepres penale “Vrasje me paramendim”, te kryer ne bashkepunim dhe “Mbajtja pa leje e armeve, municionit luftarak, bombave apo minave”.

Po ashtu Renato Milloshi, akuzohet per kryerjen e vepres penale “Moskallezim krimi”. Ndërsa efektivi i policisë Alban Trimi dhe mjeku Redian Rraja akuzohen për kryerjen e veprimeve qe pengojne zbulimin e se vertetes.

Me vrasjen e Çiços lidhet edhe emri i Nelgert Patës, i cili tashmë nuk jeton më pas i u ekzekutua rreth një vit e gjysmë më parë në rrugën Fier-Seman.

Artikulli paraprakZBULOHET LABORATORI I DROGËS NË GJENDET EDHE NJË GOMONE
Artikulli tjetërLIROHET NGA BURGU MARK FRROKU