Vrasja e Elton Çiços, Renato Milloshi dënohet me 8 muaj burg
Gjykata penale e Tiranës ka dhënë dënimet e para për vrasjen e Elton Çiços, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 1 majit në ambientet e një lokali në Tiranë në pranë stadiumit “Dinamo” me dy plumba. Togat e zeza kanë dhënë dënimin prej 8 muaj burg për Reato Milloshin, të cili e kanë akuzuar për moskallëzim të krimit. Gjithashtu me 8 muaj burg është dënuar edhe mjeku Elron Rraja, i cili ishte akuzuar për pengim të zbardhjes së krimit. Mbi dy të dënuarit është aplikuar gjykimi i shkurtuar dhe vendimi i gjykatës është dhënë pas katër seancash. Mësohet se për sa i përket autorit të vrasjes, Jani Aliaj, i cili ende nuk është arrestuar, dosja e tij do të gjykohet veç nga ajo e të dy të dënuarve të tjerë. Sipas deklarimeve të bëra në sallën e gjyqit, Jani Aliaj ka përdorur një pistoletë me mulli për ekzekutimin e Elton Çiços, me të cilin kishte konflikte prej më shumë se 8 vitesh. Si ndodhi vrasja e Elton Çiços Plani për vrasjen ishte i mirëmenduar deri në detaje nga autori pasi e kishte ndjekur prej disa ditësh Çiçon, ndërsa u fut me qetësi në lokal në drejtim të tavolinës ku ishte ulur duke e ekzekutuar me dy plumba në kokë. Elton Çiço në momentin që u vra me armë zjarri ishte në shoqërinë e një oficeri policie, të një mjeku dhe një gazetari. Djali i ish-kryetarit të Partisë Komuniste, Hysni Milloshi ka qenë bashkëpunëtor i Jani Aliajt, pasi e largoi autorin me makinë nga vendi i ngjarjes. Renato Milloshi është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ka qenë dënuar më parë për armëmbajtje. Tashmë pritet që të arrihet më shpejt në gjurmët e autorit të vrasjes Jani Aliaj, pasi Renato Milloshi ka pranuar që të bashkëpunojë. Hasmëria që solli vrasjen Shkak i vrasjes dyshohet hasmëria mes Jani Alisë, dhe Elton Çiçajt, e nisur që në Greqi, kur dy personazhet ndodheshin në burg, i pari për akuzën e vrasjes ndërsa Çiço për drogë. Çiço kishte plagosur me thikë Jani Alinë pas një grindjeje burg. Më tej konflikti vijoi në 2015, kur Jani Alia u plagos me armë në Gjirokastër dhe në janar të 2016. I dyshuar për këto ngjarje ishte Elton Çiço. Si viktima ashtu dhe Jani Aliaj me Renato Milloshin që u dorëzua janë me precedent penale.