Për ngjarjen ku humbi jetën në Greqi shqiptari Pëllumb Marnikolli, është vënë në lëvizje dhe institucioni i Presidentit të Republikës

, i cili pritet të thërrasë në një takim pune Prokurorin e Përgjithshëm dhe Ministrin e Drejtësisë për t’u informuar rreth hapave të ndërmarrë dhe për ndjekjen deri në zbardhjen e kësaj ngjarje.  Bëhet e ditur se një përfaqësues i Kabinetit të Presidentit ka kontaktuar dhe takuar familjarët e të ndjerit, ku pasi i ka shprehur ngushëllimet, është informuar prej tyre mbi ngjarjen duke i kërkuar dhe zbardhjen e saj.  Nga ana e tij, përfaqësuesi i Presidencës ka shprehur angazhimin për të ndjekur me seriozitet dhe në vijimësi hetimin e kësaj çështjeje pranë autoriteteve përkatëse.

Artikulli paraprakMETA PËR REFORMËN: DUHET KONSENSUS NË ÇDO HAP
Artikulli tjetërNGJARJA NË DUKAGJIN, VETËDORËZOHET PAS 7 ORËSH AUTORI