1-javë pas ekzekutimit të 40-vjeçarit Entjan Nikulaj në hyrje të qytetit të Lezhës, policia dhe prokuroria ende nuk kanë asnjë përson të dyshuar në lidhje me atentatin.Që prej momentit të ngjarjes janë kryer njësëre veprimesh hetimore si dhe janë marrë në pyetje shumë përsona, por pa arritur ende që të biet në gjurmet e autoreve.Makina e gjetur e djegur dhe arma e zjarrit me të cilen është kryar krimi po ekzaminohen nga policia shkencore, në kërkim të ndonjë gjurme që mund të kenë lënë atentatoret.Një provë tjeter për hetuesit është edhe telefoni i viktimes, tabulatet e të cilit po analizohen me imptësi për të parë komunikimet që ka patur viktima diten e ngjarjes, për të parë nëse është telefonuar nga ndonjë përson dhe nxjerrë në prite për ta ekzektuar.
Ndërkohë referuar pamjeve filmike të shumë bizneseve të cilët janë analizuar me imtësi nga hetuesit, rezulton se automjeti BMë ngjyre gri me targa të vjedhura të ketë dalë nga zona e Fushë-Krujës dhe përgjatë superstradës ka udhëtuar drejt qytetit të Lezhës.Makina është fokusur në Lezhë rreth orës 18 e 30 minuta, çka do të thotë se autoret të cilët mendohet të kenë qenë dy përsona i kanë ndjekur lëvizjet e viktimes derisa kanë gjetur momentin më të përshtatshem për ta ekzekutuar, pikërisht në vendin e quajtuar Ura e Trenit, zonë kjo që ndodhej në errësire dhe nuk mbulohej me kamera sigurie.Pas krimit gjatë largimit makina shihet duke ndjekur sërish të njejtin intenerar përgjatë rrugës nacionale në drejtim të Fushë-Krujës ku rreth 60 minuta pas ngjarjes u gjet duke u djegur në zonen e Rinasit.Nga veprimet e deritanishme, hetuesit kanë dalë në konkluzionin se autoret mund të jenë vrases me pagesë nga zona e Fushë-Krujes, por identifikimi i tyre duket mjaft i vështire, pasi automjeti i përdorur ka qenë me xhama ti zinj si dhe janë treguar të kujdesshem gjatë lëvizjes së tyre.40-vjeçari Entjan Nikulaj, u qëllua me breshëri plumbash rreth orës 21 e 30 minuta të së shtunës së 2 dhjetorit teksa po lëvizte me automjetin e tip BENZ ml në drejtim të qytetit të Lezhës, ndërsa pista kryesore e hetimeve është ajo e gjakmarrjes.

Artikulli paraprakNËNKALIMI I ISHULL-LEZHËS I “MBULUAR” NGA UJI
Artikulli tjetërARTIZANËT: EMIGRANTËT PREFEROJNË PRODHIMET TONA