Krimi tronditi sërish dje qytetin e Shkodrës. Në një atentat me armë zjarri mbeti i vrarë Fatos Ferracaku dhe u plagos Fatmir Mehaj. Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si Markata, në lagjen “Partizan”. Viktima dhe i plagosuri ishin të dy tregtarë peshku.

Në drejtim të 40-vjeçarit është qëlluar me një pistoletë 9 mm ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë gjetur 8 gëzhoja. Gjithashtu mësohet se dy autorët e atentatit kanë lëvizur me një motor “TMAX” nga lagjja “Rus” ku është kryer vrasja,

ndërkohë që më pas i janë drejtuar lagjes “Kiras” në afërsi të ByPass-it ku i kanë vënë flakën duke humbur edhe gjurmët.

Blutë e Shkodrës vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj vrasje që tronditi qytetin verior. Pas kësaj ngjarje, në Shkodër mbërritën me urgjencë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Drejtori për krimet e renda në Policinë e Shtetit,

Niko Brahimi dhe këshilltari i ministrit, së bashku me pjesëtarë të Task Forcës në Policine e Shtetit që prej mesditës së djeshme kanë qenë në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarje.

Burime pranë Policisë së Shkodres bëjnë me dije se drejtuesit e lartë të policisë kanë qëndruar deri në orët e vona të së mërkurës duke lenë porosi të qarta për zbardhjen e

kësaj ngjarje ndërkohë që po administrohen edhe dëshmitë por edhe provat që janë mbledhur në vendin e ngjarjes.

Artikulli paraprakSHQIPTARI BËN SHPIKJE MBRESËLËNËSE NË PANAIRIN E GJERMANISË
Artikulli tjetërGRANIT XHAKA BËN DEDIKIMIN E VEÇANTË PËR NËNËN E TIJ