“Vrasja e një gazetari është një akt i neveritshëm, frikacak”, kështu është shprehur Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në reagimin e saj për ekzekutimin e gazetarit grek, George Karaivaz.
“Evropa qëndron për liri. Dhe liria e shtypit është mbase më e shenjta nga të gjitha. Gazetarët duhet të jenë në gjendje të punojnë të sigurt. Shpresoj se kriminelët do të sillen para drejtësisë së shpejti”, shkroi Ursula von der Leyen.
Edhe nënkryetari i Komisionit dhe Komisioneri për Vlerat dhe Transparencën, Viera Jurova, kërkon drejtësi për vrasjen e George Karaivaz.
“Jam thellësisht i tronditur nga raportet se gazetari George Karaivaz u qëllua në Athinë. Mendimet e mia janë me familjen dhe kolegët e tij. Drejtësia duhet të bëhet dhe siguria e gazetarëve duhet të garantohet.”
Më herët, zëdhënësja e qeverisë, kanë bërë deklarata të forta në lidhje me vrasjen me gjakftohtësi të gazetarit.