Gjatë seancës gjyqësore për autorët e vrasjes së 23 vjeçarit Hermes Beqerit, Elvis Hoxhaj dhe Ditmir Harifi, i cili mbeti i vrarë në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar, nuk munguan përplasjet.
Gjykata e Shkodrës u mbush me thirrje dhe akuza nga e ëma e njërit prej të pandehurve. Sipas saj, i biri ishte i pafajshëm dhe nuk mund të shkonte në burg me kriminelët. Kaosi ka mbizotëruar për minuta të tëra, duke sjell tension tek të gjithë të pranishmit.
Gjyqi, i cili ishte me dyer të mbyllura është shtyrë për në datën 27 shkurt, për të rishikuar edhe njëherë provat e ngjarjes.
23 vjeçari Hermes Beqiri u vra në mbrëmjen e 4 nëntorit në një laokal. Autorët e ngjarjes e qëlluan me kallashnikov, ndërsa nuk mundi t’u mbijetoj plagëve të marra, për t’u ndarë nga jeta një ditë më vonë në Spitalin e Traumës në Tiranë.