Vrasja e ish-efektivit të policisë Xhelal Reçi mëngjesin e sotëm në Laç ka risjellë edhe njëherë në vëmendje atentati ndaj djalit të tij Besnik Reçi një vit më parë.
Ishte data 15 gusht 2020, kur në lagjen ‘’Xhenjo’’ në rrugën Lezhë-Shëngjin dy persona me një motoçikletë dhe skafanda në kokë qëllojnë më armë zjarri pistoletë në drejtim të makinës tip “Mercedes Benz C Class” me ngjyrë gri me targa AA 811 AB në të cilën udhëtonte Besnik Reçi me bashkëshorten dhe 2 djemtë e mitur. Plumbat e kanë tejshpuar mjetin, por fatmirësisht nuk kanë plagosur personat që ishin brenda.
Atentati që ndodhi në mes të ditë. Dy personat me motor e kishin ndjekur përreth 20 minuta mjetin. Njoftimi i policisë atë kohë për ngjarjen
Më datë 16.08.2020 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë dhe punohet për identifikimin dhe kapjen a autorëve, sepse më datë 15.08.2020, ora 19:30, në lagjen ‘’Xhenjo’’Lezhë, në rrugën Lezhë-Shëngjin, dy persona të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një motorçikletë dhe skafanda në kokë, kanë qëlluar më armë zjarri pistoletë 3 herë, në drejtim të automjetit tip Mercedes Benz C Class me ngjyrë gri me targa AA 811 AB, me të cilin po lëvizte shtetasi Besnik Xhelal Reçi, i datëlindjes 31.08.1985, banues në Gjorme Kurbin, sëbashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe 2 djemtë e mitur.