Vrasja e ish-policit në Lazarat, te akuzuarit perplasen ne gjykate

Pavarësisht se po gjykohen në dy çështje të ndryshme penale për ngjarjet e Lazaratit, këtë të premte, Razip Mahmutaj i njohur me emrin Gate dëshmoi kundër Arbion Alikos, i akuzuar për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha në qershor të 2015. Në role të ndryshme, Gatja në atë të dëshmitarit dhe Arbjoni i akuzuar i drejtësisë për vrasjen e oficerit të policisë, kanë shkëmbyer deklarata në distancë. Në thënien e tij, Razip Mahmutaj në fillimi të së seancës replikoi me anëtarët e trupit gjykues. Ai i kujtoi atyre se gjyqi ndaj personave që po gjykohen për çështjen Lazarati 1dhe Lazarit 2 është tërësisht i manipuluar nga qarqe të caktuar politike. Edhe pse pati polemika, Gatja, u përgjigj për të pandeurin Aliko, pasi prokuroria kishte dyshime se në aksion e parë të policisë, atë të vitit 2014, Arbion Aliko kishte qëlluar me mitraloz nga kapanoni i tij në Lazarat. “Unë nuk kam dhe as kam pas ndonjëherë kapanon. Për objektin që po më pyesni, ai është një stallë lopësh. Unë se kam parë fare Arbionin as të armatosur edhe as të paarmatosur për ngjarjen që po më pyesni. Madje nuk e njoh personalisht, pasi ai është më i vogël se fëmijët e mi”. Të thirrur si dëshmitar kundër tre të pandehurve të cilët nuk kanë pranuar gjykimin e shkurtuar ishin edhe Arjan Basha e Klajdi Karamani. Gjyqi ndaj grupi Lazarati 2 mori një tjetër rrjedhe, pasi më herët të gjithë të akuzuar se qëlluan me armë ndaj forcave RENEA, nga ku mbeti I vrarë ish-komandoja Ibrahim Basha, kishin kërkuar gjykimin e shkurtuar. Por në kohën kur priteshin që do të lexoheshin konkluzionit përfundimtare nga prokurori i çështjes, tre prej tyre, me kryesor Arbion Aliko, Gurgaz Skënderi dhe Alfred Proko, kërkuar gjykim të zakonshëm, duke ndarë çështjen e tyre nga tëtë të pandehurit e tjerë. Nëse shpallet fajtor, Arbion Aliko rrezikon burgimin e përjetshëm.

Artikulli paraprakVODHËN NAFTË NGA MAKINERITË E TAP, ARRESTOHEN TRE ROJET
Artikulli tjetërRAPORTI I FRONTEX: SHQIPTARËT TË PARËT PER FALSIFIKIM DOKUMENTASH