Kur kanë kaluar rreth dy muaj nga vrasja e ish-policit Arben Bilali, në Selitë, është arrestuar një nga bashkëpunëtorët.

Mësohet se në pranga ka rënë A. T (Xh), 47 vjeç. Sipas policisë, 47-vjeçari ka siguruar makinën e përdorur për vrasjen e ish- policit.

Pas vrasjes në Tiranë autorët u larguan me shpejtësi duke tentuar që të djegin makinën me provat në Mjull të Bathores, por pavarësisht se e spërkatën me benzinë nuk arritën që ta digjnin, pasi policia arriti me shpejtësi.

Ish- polici u vra pas një atentati në zonën e Selitës, 20 metër larg nga shtëpia e tij.

Bilali mori 7 plumba nga të cilët 3 në trup, ndërkohë më parë 2 vëllezër të Bilalit ishin vrarë pas një atentati, Bujar Bilali në vitin 1997 dhe Leonard Bilali, ish- mundës i Dinamos, në gusht të vitit 2010. Ky ishte atentati i dytë për Arben Bilalin, pas atij të majit të vitit 2010.

Atentati i parë ndaj Bilalit është regjistruar në gusht të vitit 2010, po në zonën e Selitës, ku i mbeti i plagosur. Familja Bilali ka qenë në konflikt me atë Xhabafti dhe vrasja e sotme dyshohet për hakmarrje.

Artikulli paraprakKAOS PËR 1 MAJIN NË PARIS, GURË E GAZ LOTSJELLËS MES PROTESTUESVE DHE POLICISË
Artikulli tjetërDEHET DHE DHUNON PRONAREN E LOKALIT, ARRESTOHET 55-VJEÇARI