Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dënon shfrytëzimin politikisht të vrasjes së liderit të serbëve në Kosovë, Oliver Ivanoviç. Shefi i qeverisë së Kosovës u shpreh se nëse do jetë e nevojshme për të zbardhur të vërtetën do të ftohet edhe FBI-ja.

“Policia e Kosovës ka marrëdhënie të mira me plot organizata, dhe nëse ka nevojë për ndihmesë do ta ftojmë FBI-në”, tha Haradinaj. Ai ka deklaruar se Kosova po kërcënohet nga Serbia, pas deklaratave zyrtarëve të ushtrisë serbe se ‘synojmë kompletimin e sistemit raketor, me distancë të që mbërrijnë Kosovën’’. Lideri i iniciativës qytetare ‘Liri, Demokraci, Drejtësi’, Oliver Ivanoviç u ekzekutua me armë zjarri me katër plumba në gjoks sot në Kosovë.

E ndërsa për vrasjen ende nuk ka asnjë të arrestuar, ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në Ballkan.

Artikulli paraprakVUÇIÇ AKUZON SHQIPTARËT, OPOZITARI SERB I KUNDËRVIHET: QEVERIA JOTE NUK E DONTE IVANOVIÇIN
Artikulli tjetërI DËNUAR ME 10 VITE BURG, ARRESTOHET I SHUMËKËRKUARI