POLICIA E SHKODRËS ARRESTON SHTETASIN ALFRED RRASA.Policia e Shkodrës ka bere te mundur ndalimi e shtetasit Alfred Rrasa, vjeç 18, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër, i dënuar me pare për veprën penale te vjedhjes, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër me datë 03.11.2014, ka urdhëruar ndalimin e këtij personi nen hetim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka vendosur «Caktimin e masës se sigurimit »
Arrest në Burg ndaj personit nen hetim, pasi dyshohet se me datë 15.05.2014, ora 14.30 në fshatin Hot i Ri, pas një konflikti për motive të dobëta ne bashkëpunim me shtetasit Patush Demaj (i arrestuar), vjeç 21, dhe Alban Lulashi, vjeç 17, (i arrestuar), banues ne Hot i Ri, kanë vrare me armë zjarri shtetasin Altin Koçeku, vjeç 24, banues ne Shkodër.