Salvatore Casamonica, një anëtar i ultrasve të Lazios është u paraburgos sërish, me një vendim të ri gjykate.

Ai është anëtari i lartë i klanit të Fabrizio Piscitellit, të ashtuquajturit “Diabolik” dhe aktualisht nën regjimin special të burgut 41-Bis. Fabrizio Piscitellit, u vra kohë më parë, i dyshuar si i përfshirë në aktivitete kriminale. Po ashtu, Lucia Gargano, një avokat nga Gjykata e Romës, është arrestuar, bën me dije mediat italiane.

Të dy këta persona janë hetuar për vrasjen e konkuretëve në fushën e aktiviteteve kriminale.

Të dy këta individë kanë qenë në konkurrencë me njëri-tjetrin dhe së bashku me Fabrizio Piscitelli, gjoja kanë kontribuar në përsosjen e një marrëveshje që synon vendosjen e paqes midis klanit mafioz Spada dhe një grup tjetër kriminal nga Ostia i udhëhequr nga Marco Esposito, i quajtur “Barboncino”.

Pjesë e të njëjtit grupim kriminal dyshohet se kanë qenë edhe emra të tjerë të njohur të botës së krimit dhe trafikimit të drogës, si Salvatore Casamonica, Tomislav Pavlovic, Fabrizio Fabietti, shqiptari Dorian P., por edhe 51 emra të tjerë.

Artikulli paraprakTËRMETI I 26 NËNTORIT, HOLANDA I DHURON SHQIPËRISË 3 MILIONË EURO
Artikulli tjetërTËRMET NË ISHULLIN E KRETËS NË GREQI