Vrasja e kushërinjve Lleshaj lidhet me përplasjen e bandave nga Evropa Lindore.

Mbeten mister autorët e vrasjes së dy kushërinjve shqiptar në Itali dhe ende nuk ka një pistë kryesore për vrasjen e tyre. Krimi i rëndë ndodhi natën e 10 nëntorit. “Ilgiorno”, shkruan sot (13 nëntor), se vrasja e kushërinjve Agron dhe Alban Lleshaj, ka dyshimin kryesor të kontrollit të trafikut të drogës. Hetimet kryesore janë përqendruar tek çështjet që lidhen me botën e drogës në mes bandave rivale. Përplasja e tmerrshme me armë që përfundoi në vrasjen e dyfishtë mund të ketë shkak përplasjen midis bandave rivale nga Evropa Lindore për kontrollin e trafikut të lëndëve narkotike. Gazeta shkruan se shqiptarët kanë të paktën 1 vit që banojnë në Canegrate pas largimit nga Villastanza. Në mesin e komunitetit shqiptar që jetojnë në zonë, ndodhet edhe një i afërm i familjes Lleshaj, një mbiemër i zakonshëm-sipas artikullit- në veriun e Shqipërisë. Hetuesit e policisë janë të bindur se këtë herë, “Ndrangheta” nuk ka lidhje me vrasjen. “Këta janë njerëz të mirë, të cilët janë të integruar pa probleme të mëdha”, tha një dëshmitar. Njëri prej tyre, është larguar nga Shqipëria në fillim të viteve “90. Rreth 13% e popullsisë në këtë zonë janë me origjinë shqiptare, shumica prej të cilëve të ligjshëm në vend. Hetuesit kanë ngritur dyshime edhe për një ngjarje tjetër, ku dy të rinj shqiptarë, përkatësisht 17 dhe 23 vjeç, të cilët u gjetën të vdekur midis Canegrate-s dhe San Giorgio su Legnano. Trupat e tyre u thanë se ishte goditur nga treni, por tani policia ka ngritur dyshime për rastin.

Artikulli paraprakNJE MUAJ PARABURGIM PER KOSOVARET E DYSHUAR PER TERRORIZEM
Artikulli tjetërDEFEKT NE AVIONIN E IZRAELIT,EKIPI BLLOKOHET 9 ORE NE RINAS