Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, u është caktuar vazhdimi i paraburgimit edhe për dy muaj.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P, dhe K.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, ashtu që tre të pandehurve iu vazhdohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 31.12.2023 deri më datë 29.02.2024”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Liridona Ademaj, u vra më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Artikulli paraprakSHKODËR, PROCEDOHEN PENALISHT 4 SHTETAS
Artikulli tjetërZBULOHEN DATAT E ZHVILLIMIT TË SUPERKUPËS SË ITALISË, 23 MILIONË EURO PËR PJESËMARRËSIT