Një tjetër person ka rënë në pranga për vrasjen e 33-vjeçares Liridona Murselit. Personi i katër është arrestuar, pasi dyshohet se i ka shitur armën Naim Murselit dhe Granit Plavës, që më pas është përdorur për të vrarë të renë përmes një skenari si nëpër filma. Mediat e Kosovës raportojnë se është arrestuar Tomë Dodaj.

Naim Murseli, dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij Liridonës, duke i premtuar 30 mijë euro Granit Plavës që ta kryente vrasjen. Ata kishim përgatitur një skenar, ku fillimisht e raportuan si grabitje por më pas policia zbardhi ngjarjen duke zbuluar se gjithçka ishte porositur nga bashkëshorti i saj. Ai ndodhet në burg bashkë me dy të tjerët, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokalla, si të dyshuar për vrasjen e të resë. Ka qenë Granit Plava që e ka kryer vrasjen me armën që ka blerë nga Tomë Dodaj, arrestuar sot, 9 dhjetor.

Murseli akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Artikulli paraprakVENDET ARABE KUNDËR VETOS SË SHBA NË KËSHILLIN E SIGURIMIT, DO PARAQESIN NJË REZOLUTË TË RE NË OKB PËR LUFTËN NË GAZA
Artikulli tjetërHUMBI RRUGËN GJATË EKSPLORIMIT NË MALIN E DAJTIT, POLICIA I VJEN NË NDIHMË TURISTIT GJERMAN