Kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, e ka cilësuar si një “rast brutal të femicidit”, vrasjen e Liridona Muslimut, në Prishtinë, mbrëmjen e 29 nëntorit.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Davenport është shprehur se shoqëria duhet të solidarizohet me rastin dhe të sensibilizohet gjatë 16 ditëve të Aktivizimit kundër dhunës në familje.

“I tmerruar nga një rast tjetër brutal i femicidit në afërsi të Prishtinës – teksa shënojmë 16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës në familje. Thirrje zgjimi për të gjithë ne – #VeproTani #StopFemicidit”, është shprehur Davenport.

Artikulli paraprakPROFESIONET MË TË MËRZITSHME DHE MË INTERESANTE NË BOTË
Artikulli tjetërAEROPORTI I MYNIHUT PEZULLON FLUTURIMET PËR SHKAK TË RESHJEVE TË MËDHA TË BORËS